Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në Prapashticë

Një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në Prapashticë

Policia njoftoi se një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri. Rasti ndodhi dje në Prapashticë të Prishtinës rreth orës 17:00.

Dyshohet se nga tymi, viktima humbi ndjenjat në një fushë, kurse hetimet për rastin ende po vazhdojnë.

“Si pasojë e një zjarri dyshohet se në një fushë viktima mashkull kosovar ka humbur ndjenjat dhe pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore është konstatuar që viktima është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i dorëzohet mjekësisë ligjore për obduksion.

Share This