Një person gjendet pa shenja jete në Jelloc të Klinës, rasti nën hetim

Një person gjendet pa shenja jete në Jelloc të Klinës, rasti nën hetim

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Jelloc të Komunës së Klinës.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.

Sipas tij, policia është njoftuar për rastin rreth orës 06:20 dhe njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e personit.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit”, ka thënë ai.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim nga organet kompetente.

Share This