Një “perlë” mjafton ndaj “Zikaltërve” të Gjimshtit, Fiorentina me “një këmbë” në finalen e Kupës

Një “perlë” mjafton ndaj “Zikaltërve” të Gjimshtit, Fiorentina me “një këmbë” në finalen e Kupës

Janë padyshim një skuadër në formë, mirëpo në sfidën e parë, të gjysmëfinales, së Coppa d’Italia ndaj “Violëve”, të Fiorentina ngecën.

Atalanta e Berat Gjimshitit, nuk shkoi më shumë se humbja minimale, 1 me 0, në “Artemio Franchi”, të Firences, duke vënë në “dyshim” prezencën e tyre, në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 31’-të, të pjesës së parë, me mesfushorin 26-vjeçar, Rolando Mandragora, i cili pasi merr një pasim të shkurtër nga Nico Gonzalez lëshon një “silur”, nga një distancë e konsiderueshme, duke “shtangur” portierin e miqve, si dhe duke afruar skuadrën e tij, me finalen e dytë të Kupës radhazi.

Tashmë, gjithçka mbetet për të “vulosur” emrin e finalistit është sfida e kthimit, teksa Gjimshiti me shokë do të presë “Violët”, në “Gewiss Stadium”, të Bergamos, mbrëmjn e 24 prillit për të mësuar përfundimisht skuadrën që kalon më tej, ku përballë do të ketë fituesin e çiftit, Juventus-Lazio, me “Bardhezinjtë”, që deri më tani janë në avantazhin e dy golave.

Share This