Një murale për Nedim Bajramin në Tetovë

Një murale për Nedim Bajramin në Tetovë

Lojtari i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami është nderuar në vendlindjen e tij në Tetovë. Një murale e madhe në qytet është pikturuar për 26-vjeçarin, që shënoi në portën e Italisë në Euro 2024 pas 23 sekondash.

“Nedim Bajrami, djali i Tetovës dhe krenaria e Shqiptarëve, sot mori vendin që i takon në zemrën e qytetit të vet—një mural me zemër, e një zemër kuqezi!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tetovës, Bilall Kasami.

Share This