Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Millosh Antoviq nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i cili dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-i në Zveçan, më 29 maj të vitit 2023.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Antoviq, dyshohet për veprat penale “bashkimi për veprimtari antikushtetuese”, “rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “sulm ndaj personit zyrtar”, blerja, posedimi, dhe shpërndarje e narkotikëve”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të mërkurën ka kërkuar arrestimin e të njëjtit.

Share This