Një këmbësore goditet për vdekje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një këmbësore goditet për vdekje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë të shtunën në mbrëmje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20.

Vdekja e viktimës u konstatua në vend të ngjarjes.

Për trajtim mjekësor është dërguar ngasësja e veturës.

Policia ka thënë se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan tek aksidenti.

Share This