Një i vdekur në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një i vdekur në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Share This