Një i vdekur e pesë të lënduar nga vetaksidenti në Doberdolan të Suharekës

Një i vdekur e pesë të lënduar nga vetaksidenti në Doberdolan të Suharekës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në një vetaksident në fshatin Doberdolan të Suharekës të premten në mbrëmje.

Sipas raportit ditor të policisë, ngaësja e automjetit ka shkaktuar vetaksident nga pakujdesia dhe pesë pasagjerë që ishin me të kanë pësuar lëndime trupore.

“Vozitësja femër kosovare, me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësja dhe pesë pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjeret është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Share This