Një eurogol shpëton Romën, barazim në derbin ndaj Lazios

Një eurogol shpëton Romën, barazim në derbin ndaj Lazios

Barazim 1-1 mes Romës dhe Lazios në derbi.Pjesa e parë nuk prodhoi gol, pavarësisht rasteve.

Në fillimin e pjesës së dytë, Romagnoli ndezi festën laciale, duke shënuar pas një asisti të Luca Pellegrini.

Soule vendosi ekuilbrat me një gol fantastik nga distanca pak më vonë. Ekipi i Ranierit renditet në vendin e shtatë, ndërsa të besuarit e Baronit janë në vendin e gjashtë.

Në ndeshjet e tjera, Como mundi 1-0 Torinon, ndërsa Parma ndali në barazim pa gola Fiorentinën.

Share This