Një arbitër milanez përzgjidhet për super-derbin Inter-Milan
Simone Sozza është arbitri që do të vendosë drejtësi në derbin Inter-Milan, e planifikuar për të shtunën në orën 18:00, supersfida e javës së katërt të Serie A, që për publikun shqiptar do të transmetohet në SuperSpot/Digitalb.
Për herë të parë në historinë e derbit të Milanos, kjo përballje do të gjykohet nga një arbitër milanez.
Di Paolo është emëruar si i pari i dhomës VAR, ndërsa Piccinini do të jetë në asistent në VAR, Carboni dhe Giallatini janë ndihmës arbitrat, ndërsa zyrtari i katërt është Guide.
36-vjeçari Sozza ka drejtuar ndeshjet e Interit tre herë në karrierën e tij, sfida të cilat “zikaltërit” i kanë fituar gjithmonë, në sezonin 2021-2022 në 3-1 kundër Romës, sezonin e kaluar 1-2 kundër Sassuolo dhe 1-0 në “San Siro” ndaj Napolit.
Bilanci i Milanit është gjithashtu pozitiv, dy ndeshje dhe po aq suksese. E para në çerekfinalen e Kupës së Italisë 2021-2022 (4-0 kundër Lazios), e dyta 2-1 kundër Fiorentinës në 2022-2023.
Arbitrat e javës së katërt të Serie A:
Juventus-Lazio (Maresca)
Inter – Milan (Sozza)
Genoa-Napoli (Fabbri)
Cagliari-Udinese (Duveri)
Frosinone -Sassuolo (Prontera)
Monza-Lecce (Marinelli)
Fiorentina-Atalanta (Pairetto)
Roma-Empoli (Sacchi)
Salernitana-Torino (Giua)
Verona-Bologna (La Penna).