Nismat humanitare-Trump pret në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare, Xhaferri

Nismat humanitare-Trump pret në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare, Xhaferri

Në kuadër të nismës humanitare nga Fondacioni “Make a Wish” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë një familje shqiptare.

Nisma e dedikuar fëmijëve me aftësi ndryshe ka bërë bashkë presidentin Donald Trump dhe familjen shqiptare Xhaferri.

Në takimin që ishte kërkuar nga djaloshi i vogël i cili qëndronte në karrige me rrota, presidenti Trump shprehu vlerësimin e tij për të duke e konsideruar një shembull real frymëzimi.

Trump i dhuroi atij monedhën simbolike presidenciale, si kujtim të këtij takimi të paharrueshëm në zemër të Uashingtonit.

“Mos e humb këtë, shok”, i tha presidenti atij teksa dhuratën e shoqëroi me buzëqeshje.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ishin edhe prindërit e djalit të vogël, vëllai dhe motra e tij. /rtsh/

Share This