Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare

Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare

Kanë nisur punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, e cila është institucioni qendror i artit pamor në vend.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se Galeria Kombëtare e Kosovës po restaurohet tërërisht për herë të parë.

“E përveç kësaj po i shtohen hapësira të reja për ruajtje dinjitoze dhe me kushte moderne të koleksionit shtetëror të veprave të artit”, ka shkruar ai në Facebook, raporton rtk.

Edhe ministri në detyrë Hajrullah Çeku, ka theksuar se ky ‘investim i rëndësishëm do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për ekspozim, krijimtari dhe aktivitete artistike’.

“Përkushtimi ynë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës kulturore po konkretizohet në terren, me projekte të mirëplanifikuara dhe me ndikim afatgjatë për komunitetin artistik dhe publikun”, ka thënë ai.

Share This