Nisin punimet në rindërtimin e fushës në “Fadil Vokrri”
Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka nisur të riparohet dhe do të jetë gati për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që nisin në shtator në Ligën e Kombeve.
Lajmin e ka bërë publik Ministri në MKRS, Hajrulla Çeku.
Ai ka thënë se do të bëhet rindërtimi i tërësishëm i punës në fushë.
“Nisën punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri.
Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.
Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Në fillimin e punimeve ishin ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.