
Nisin hetimet për votimin me postë
Kanë nisur hetimet lidhur me votimin përmes postës në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës t’i grumbullojë dhe verifikojë informacionet, por nuk kanë dhënë më shumë detaje, që të mos cenohet procesi hetimor.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës nuk mund të ofrojmë detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”, tha për RTKlive Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Për votat me postë ka pasur ankesa nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka kërkuar anulim dhe rivotim, duke e konsideruar votimin përmes postës si skemë të organizuar kriminale, e për çka deklaruan se i kishin deponuar faktet në polici e prokurori.