Nis rinovimi i plotë i stadiumit “Fadil Vokrri”, hapet vitin tjetër

Nis rinovimi i plotë i stadiumit “Fadil Vokrri”, hapet vitin tjetër

Stadiumi i shumëpërfolur “Fadil Vokrri” më në fund pritet t’u ngjajë stadiumeve evropiane.

FFK sot ka njoftuar se bashkë me MKRS-në do të bëjnë rinovimin e plotë të stadiumit “Fadil Vokrri”, i cili do të bëhet me bari hybrid.

Tashmë rinovimi ka filluar dhe ai pritet të kthehet në disponim të Kombëtareve dhe klubeve tona vitin e ardhshëm saktësisht në muajin qershor, raporton ballkani.info.

Deri atëherë, stadiumi do të mbyllet plotësisht dhe nuk do të zhvillohet asnjë aktivitet aty, që i bie që Prishtina gjitha ndeshjet kampionale do t’i luajë jashtë Prishtinës.

Share This