Nis mbrëmja e madhe e boksit “The Show Must Go On 3”
Në Magdeburg të Gjermanisë, ka nisur mbrëmja e madhe e boksit profesionist “The Show Must Go On 3”, ngjarje kjo që mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
I pari që do të ngjitet në ring është Miridon Mulolli, i cili përballë do ta ketë çekun Miroslav Serban në kategorinë velter.
Ish-kampioni i botës Tyron Zeuge nga Gjermania, do të ndeshjet me Nasser Bukanya nga Holanda, në duelin e vlefshëm për kategorinë super të mesme.
Dy meçet e fundit, pritet të jenë qershia mbi tortë, kur në ring fillimisht do të ngjitet nipi i legjendës Luan Krasniqi, Ardiani, i cili të premten mbushi 27 vjet.
Ardian Krasniqi do të garojë për brezin e Kampionit të Gjermanisë – BDB, përballë gjermanit Deniz Altz.
Mbrëmja do të mbyllet me duelin e fundit të planifikuar, mes Tom Schwarz dhe ukrainasit Konstantyn Dobryshchenko, në kategorinë e rëndë.