Nis afati kalimtar në elitën e basketbollit
Federata e Basketbollit e Kosovës, ka njoftuar se sot ka filluar afati kalimtar në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Afati kalimtar për klubet e Superligës do të zgjasë deri më 3 janar 2025. Pas datës 3 janar nuk mund të ketë më lëvizje në Superligë për lojtarët vendorë”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Klubet e elitës pritet të jenë mjaft aktive, duke marrë parasysh synimet që kanë, e ku pjesa kryesore e kampionatit është stinori pranveror, ku do të vendoset gjithçka, andaj pritet të ketë mjaft kalime në këtë afat kalimtar.