Niko Kovac zyrtarisht merr drejtimin e Borussia Dortmundit
Tashmë është zyrtare. Niko Kovac është trajner i ri i klubit gjerman, Borussia Dortmund.
53-vjeçari do të jetë pasues i Nuri Sahin, i cili pak ditë më parë u shkarkua nga kreu i bankinës së Dortmundit për shkak të rezultateve të dobëta të kësaj skuadre.
Sipas njoftimit të Borussi Dortmundit, Kovac ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026.
“Kovac sjell me vete vëllain e tij dhe ish-lojtarin e BVB-së, Robert Kovac dhe Filip Tapalovic. Ata do të jenë ndihmës trajnerë të tetë herë kampionëve të Gjermanisë. Kovac ka përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare si trajner. Ai fitoi dopietën me Bayern Munich në 2019 dhe udhëhoqi klubin francez të divizionit të parë Monaco në finalen e kupës në 2021”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.