Nigeria në finalen e madhe, mposht Afrikën e Jugut
Nigeria është finalisti i parë i Kupës së Kombeve, pasi sonte mundi Afrikën e Jugut, me rezultat 4-2 pas ekzekutimit të penalltive pasi koha e rregullt dhe loja në shtesë u mbyll baras 1-1.
Dueli mes Nigerisë dhe Afrikës së Jugut, ka prodhuar një ndeshje jo edhe aq të mira, me pak raste dhe dy gola të shënuara.
Troost-Ekong (67’) nga penalltia zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi Nigerin prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesëlojën e dytë, Nigeria krijoj edhe dy raste të mira, megjithatë, Afrika e Jugut krejt në fund të ndeshjes përmes Mokoena-s (90’), shënoi nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat në 1-1, duke e dërguar lojën në shtesë.
Në lojën shtesë gola nuk kishte, kështu që finalisti i përcaktua nga penalltitë.
Nga pika e bardhë më e suksesshme u tregua Nigeria duke e fituar ndeshjen me rezultat 4-2.