Ngjarje e trishtë, futbollisti 21-vjeçar vritet nga rrufeja, 6 të tjerë të lënduar
Një tragjedi e madhe goditi sportin brazilian pasi një rrufe vrau futbollistin 21-vjeçar, Kaio Henrike.
Kamerat kapën momentin e frikshëm kur rrufeja goditi një fushë futbolli gjatë një ndeshje kupe në Brazil.
Një futbollist ka mbetur i vrarë, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar.
Mediat lokale braziliane raportuan se lojtari, emri i plotë i të cilit është Caio Henrike de Lima Gonçalvesh, u dërgua me urgjencë në spitalin në Santo Antonio da Platina, por nuk mundi të shpëtohej.