Ngjarje e rëndë në Lezhë, 57 vjeçari gjendet i vrarë brenda në makinë

Ngjarje e rëndë në Lezhë, 57 vjeçari gjendet i vrarë brenda në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele (1 qershor) në Tale të Lezhës, ku në rrethana ende të paqarta, është gjendur i vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Mësohet se familjarët e gjetën trupin e tij brenda mjetit të tij, ku ishte qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur para banesës së tij,  në kohën që  shtetasi P. K., po kthehej me automjetin e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia vendore nisi hetimet dhe bëri me dije se dinamika dhe rrethanat mbeten ende të paqarta, teksa ka edhe disa pista hetimi, raporton rtsh.

Share This