Ngec në transfertën e Werder Bremen, RB Leipzig bën hap fals në garën për titullin

Ngec në transfertën e Werder Bremen, RB Leipzig bën hap fals në garën për titullin

Werder Bremen-RB Leipzig ndahen në paqe në takimin e javës së 16-të të Bundesliga, me miqtë që bëjnë një hap fals në garën për titullin.

Takimi rezultoi shumë i luftuar, me Leipzig që pati mundësinë për të kaluar në avantazh në minutën e 41’, por pas verifikimit në VAR goli i Poulsen u anulua për pozicion të parregullt.

Sfida u zhbllokua në minutën e 47’, me Opendën që kaloi miqtë në avantazh.

Megjithatë Leipzig nuk mundi ta ruante deri në fund avantazhin, pasi në minutën e 75’ Njinmah barazoi për Werder Bremen.

1-1 dhe pas javës së 16-të Werder Bremen renditet në vend të 13-të me 16 pikë, teksa RB Leipzig renditet në vend të tretë me 33 pikë.

Share This