Nga zjarret dëmtohen disa asete të KEDS-it

Nga zjarret dëmtohen disa asete të KEDS-it

KEDS ka njoftuar se ditëve të fundit janë djegur disa asete elektroenergjetike të KEDS-it, gjë që ka shkaktuar mbetjen pa energji elektrike të konsumatorëve të prekur.

“Ditëve të fundit, për shkak të pakujdesisë dhe papërgjegjësisë së disa personave të caktuar, nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë kanë ndodhur disa vatra zjarri. Në disa raste janë djegur edhe asetet elektroenergjetike të KEDS-it, çka ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për një numër të caktuar konsumatorësh të afektuar”, njofton KEDS.

Ekipet e KEDS-it kanë intervenuar në të gjitha rastet për ta rikthyer gjendjen në normalitet .

“Si të tilla, këto ekipe janë të mobilizuara që në raste të tilla të intervenojnë kudo që asetet elektroenergjetike preken nga zjarret. KEDS-i apelon tek të gjithë qytetarët tanë që të kenë kujdes të shtuar e të mos shkaktojnë zjarre-qëllimshëm ose paqëllimshëm , sepse, në raste të tilla, përveç dëmeve në asetet elektroenergjetike, konsumatorët e afektuar nga to mbesin edhe pa furnizim me energji elektrike”, njofton KEDS.

Share This