Nga Varane te De Ligt, ja emrat më të nxehtë të merkatos
Për pak orë hapet zyrtarisht merkatoja e futbollistëve në Europë.
Po kush janë emrat më të lakuar, që pritet të ndryshojnë skuadër gjatë muajit janar në disa nga kampionatet më të rëndësishme të kontinentit.
Marcos Alonso- Lojtari nuk po gjen hapësira te Barcelona. Kontrata e tij skadon në qershor dhe nuk do të rinovohet nga klubi spanjoll. E njëjta situatë edhe për Sergi Roberto. Të dy lojtarët duket se janë drejtuar për tek Atletico Madrid, që kërkon të përfitojë nga rasti.
Matthijs De Ligt – Arsenali ka piketuar Matthijs De Ligt si përforcimin ideal për mbrojtjen e Artetas. Kostot e transferimit e bëjnë të vështirë një largim nga Bayerni në janar, por “topçinjtë” do të bëjnë të pamundërën për të bërë të vetin holandezin.
Claudio Echeverri –Mesfushori i River Plate, që do të mbyshë 18 vjeç në 2 janar, është shumë pranë firmës me Manchester City, duke ndjekur të njëjtin rrugëtim si Julian Alvarez. Echeverri do të qëndrojë në Argjentinë gjatë vitit 2024 ose do të huazohet te Girona.
Youssef En-Nesyri – Manchester United synon që të rrëmbejë lojtarin e Sevillas.
Estevao Willian- Konsiderohet si një nga talentet e së ardhmes. 16-vjeçari luan te Palmeiras dhe kërkohet nga gjysma e klubeve të mëdha të Europës. Barcelona shfaqi interes e para, por në garë janë edhe Chelsea, Manchester City, Manchester United dhe Paris Saint-Germain.
Piero Hincapie – Liverpool ka shfaqur interes për mbrojtësin e Leverkusen. Por tekniku Xabi Alonso ka vënë veton, duke penguar shitjen e lojtarit, që e konsideron shumë të rëndësishëm.
Joao Palhinha – Mesfushori ka spikatur me fanellën e Fulham në pjesën e parë të sezonit dhe ka tërhequr vëmendjen e Liverpool, Arsenal dhe Bayern Mynih. Kartoni i tij vlen 70 milionë euro.
Matias Soulé – Lojtari (në pronësi të Juventusit) po paraqitet shumë mirë te Frosinone dhe për këtë arsye ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve angleze. Për 25 milionë euro bardhezinjtë janë të gatshëm ta shesin.
Ivan Toney – Skualifikimi po vjen drejt fundit dhe Ivan Toney është gati për tu kthyer në fushë. Lojtari pëlqehet shumë nga Arsenali, por Brentford pretendon 90 milionë për ta lënë të lirë.
Raphael Varane –Mbrojtësi pritet që të largohet nga Manchester United, pasi nuk konsiderohet pjesë e projektit teknik. Bayerni dhe Reali i Madridit janë në gjurmët e tij.