Nga “muri i verdhë” tek “muri kuq e zi”, është një hap

Nga “muri i verdhë” tek “muri kuq e zi”, është një hap

Pritshmëritë janë në rritje për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, ndeshje hapëse e Grupit B të Euro 2024.

Ndërkohë, mediat italiane, që i referohen në fakt ESPN, i kanë kushtuar vëmendje pranisë së tifozëve kuqezi në Gjermani, raportohen shifra me të vërtetë të frikshme.

Sipas asaj që raporton ESPN, në Signal Iduna Park të Dortmundit nesër në mbrëmje priten rreth 50 mijë tifozë shqiptarë për ndeshjen mes dy kombëtareve.

Shifra vërtet befasuese, që vërtetojnë tifozët shqiptarë si më të mëdhenjtë mbështetës të një kombëtareje në këtë turne, padyshim pas asaj të Gjermanisë, vendit pritës.

Por e gjithë kjo nuk mjafton. Normalisht, kapaciteti i Signal Iduna Park, shtëpia e Borussia Dortmundit, është 81,000 spektatorë: një numër i cili do të reduktohet në 62,000 për Euro 2024, raporton rtsh.

Sipas burimeve të UEFA-s të cituara nga ESPN, janë shitur një numër i madh biletash, shumica e tyre për tifozët shqiptarë. Italia, kampionia në fuqi e Evropës, do të mbështetet nga më pak se 10,000 tifozë. Nga “muri i verdhë” tek “muri kuq e zi” është një hap i shkurtër.

Share This