Nga Kina në Filipine, Azia përfshihet nga një valë stuhish tropikale

Nga Kina në Filipine, Azia përfshihet nga një valë stuhish tropikale

Kina, Japonia dhe Filipinet po përballen me një seri stuhish që kanë prekur rajonin njëkohësisht, duke sjellë reshje të dendura, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Mbetjet e tajfunit Dolphin, i cili goditi Kinën lindore në fillim të kësaj jave, pritet të sjellin shira të rrëmbyeshëm në Pekin, ndërsa sistemi po lëviz drejt brendësisë së vendit si një stuhi tropikale e dobësuar.

Në Japoni, stuhia tropikale Chan-Hom goditi gjatë natës rajonin Kanto, ku ndodhet edhe Tokio. Stuhia është dobësuar që prej atëherë dhe tashmë është klasifikuar si depresion tropikal. Ndërkohë, në Paqësor, stuhia tropikale Peilou po lëviz drejt lindjes pranë bregut lindor të Filipineve, duke u larguar gradualisht nga Azia.

Situata mbetet veçanërisht e rëndë në Filipine. Të paktën 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga musonet sezonale dhe një seri stuhish, mes tyre edhe Dolphin.

Ndërsa rajoni po përballet me këto sisteme atmosferike, një tjetër stuhi tropikale, Nangka, është formuar në jug të Japonisë. Sipas parashikimeve, ajo pritet të lëvizë në drejtim të veriut, duke shtuar shqetësimet për motin e keq në rajon. /rtsh/

Share This