Nga Franca: Al-Thani, oferta e fundit për Mbappè
Fjala e fundit për të ardhmen e Kylian Mbappe nuk është thënë ende.
Kontrata e francezit po skadon dhe thashethemet flasin për kalimin e tij nga Paris Saint-Germain te Real Madrid. Në Francë, megjithatë, bëjnë gjithçka për ta bindur atë dhe mes tentativave do të ketë edhe një darkë me Macron dhe Emirin e Katarit, Al-Thani.
Sipas asaj që raportohet nga L’Equipe dhe gazetat e ndryshme franceze, një darkë duhet të mbahet këtë mbrëmje në Elysee, selia e qeverisë transalpine, ku do të marrë pjesë presidenti i PSG Al-Khelaifi, si dhe ministri i Katarit, pa harruar kreun e shtetit, Macron dhe Al-Thani.
Ky i fundit ndodhet në një vizitë institucionale në Paris dhe do të qëndrojë deri të mërkurën.
Në darkë duhet të jetë i ftuar edhe Kylian Mbappe, si dhe lojtarë të tjerë të PSG-së.
Sipas burimeve franceze, kjo pritje do të jetë shansi i fundit për emirin që të përpiqet të bindë sulmuesin që të qëndrojë te PSG.