“Nga dështak në hero”, Antony ka rilindur në Spanjë

“Nga dështak në hero”, Antony ka rilindur në Spanjë

Manchester United pagoi 95 milionë euro në arkat e Ajaksit për të blerë sulmuesin brazilian Antony në verën e vitit 2022.

25-vjeçari zhgënjeu në Angli, duke bërë paraqitje nën pritshmëritë dhe duke përfunduar shpesh herë në qendër të kritikave. 96 ndeshje në të gjitha kompeticionet, 12 gola dhe 5 asiste janë statistikat e brazilianit me “djajtë e kuq”.

Në janar të vitit 2025 Antony u transferua në formë huazimi te Betis në kampionatin spanjoll. Sulmuesi ka rilindur në Sevilje, pasi me 4 gola dhe 4 asiste në 12 ndeshje të luajtura është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Betisit.

Share This