Nga 3 prilli kundërvajtësve u shkojnë gjobat në shtëpi

Nga 3 prilli kundërvajtësve u shkojnë gjobat në shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 3 prilli të gjithë ata që gjobiten për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacionit, gjobat do t’u dërgohen në adresat e tyre.

Ata kanë sqaruar se si do të dërgohen gjobat. Janë dy forma përmes së cilës do t’u dërgohen këto gjoba kundërvajtësve dhe ato janë përmes Postës së Kosovës dhe përmes platformës e-Kosova.

E nëse ai që shkeli rregullat ishte me veturë të dikujt tjetër, atëherë sipas policisë, pronari i automjetit është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.

Sipas Policisë së Kosovës mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas ligjit.

Gjithashtu në këtë njoftim, policia ka treguar se nëse gjobat paguhen brenda afatit ligjor, qytetarët do të përfitojnë zbritje, duke paguar 50 për qind të shumës së dënimit.

Gjithashtu do të kenë mundësi ankese nëse nuk pajtohen me gjobën e shqiptuar nga ana e policisë.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë më në pronësi automjetin që t’i njoftojnë autoritetet e ta transferojnë pronësinë, për të shmangur kështu, sipas tyre, gjobat dhe shqetësimet e panevojshme, raporton rtk.

Share This