Nga 1 janari shtetasit e Bosnje Hercegovinës hyjnë në Kosovë pa viza, mbrëmë u pritën nga Emilia Rexhepi
Qeveria e Kosovës më 12 dhjetor kishte marrë vendim që nga 1 janari i këtij viti shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Kosovës.
Qysh mbrëmë pas mesnate në natën e Vitit të Ri në Kosovë më anë të autobusëve dhe veturave kanë hyrë një numër i madh i qytetarëve boshnjakë.
Ata doli për t’i pritur zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, që i takon komunitetit boshnjak në Kosovë.
“Mirë se vini qytetarët e BeH në Kosovën e lirë me letërnjoftime”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se ky vendim ishte moti i paralajmëruar, ndërsa në nëntor u bënë dy vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në Berlin, si pjesë e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.
Shefi i Qeverisë kishte shtuar se Kosova është vendi i parë që ka ratifikuar këtë marrëveshje në Parlament.