Neymar rikthehet në Barcelonë?

Neymar rikthehet në Barcelonë?

Rikthimi i asit brazilian Neymar te Barcelona, duket se shumë shpejtë do të bëhet realitet.

Sulmuesi i PSG-së është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, kampionët në fuqi të Francës, sipas medieve të huaja, do ta lejojnë brazilianin të kthehet në “Camp Nou”.

Parisienët thuhet se dëshirojnë të heqin dorë nga Neymar, dhe siç raportohet, PSG është e gatshme të presë ofertat shumë më të ulëta sesa kishte paguar në vitin 2017 kur e kishin blerë brazilianin për çmimin 222 milionë euro.

Neymar asnjëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Barcelonë.

Share This