Neymar i lumtur që është rikthyer në fushën e blertë
As-i brazilian Neymar pas një viti për shkak të lëndimit të hënën mbrëma është kthyer në fushën e blertë.
Braziliani hyri në lojë në minutën e 77-të në fitoren e Al Hilal në udhëtim tek Al Ain, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë.
Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, është shprehur i lumtur që sërish është rikthyer në fushën e blertë.
“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer dhe që e kam gjetur sërish atë ndjenjën e lojës e cila gjithmonë është e këndshme para ndeshjes”, ka thënë Neymar.
Ai shpreson se shumë shpejtë do të arrijë formën e tij më të mirë.