Neymar: Dua Botërorin e katërt

Neymar: Dua Botërorin e katërt

Neymar Junior po kalon një moment të vështirë mes dëmtimeve dhe performancës së dobët në Arabinë Saudite me Al-Hilal-in, por ëndrra e tij mbetet të luajë në Kupën e Botës 2026 me Brazilin kur të jetë 34 vjeç.

Në një intervistë për RMC Sport, ai deklaroi: “Sigurisht që është qëllimi i çdo lojtari. Kam luajtur tri herë më parë dhe dua ta bëj edhe për herë të katërt. Duhet të përqendrohem në këtë, të përgatitem mirë këtu dhe të kem këtë objektiv afatmesëm pas rikthimit tim në klub.”

Në të kaluarën e afërt, Jorge Mas, pronar i Inter Miami-t së bashku me David Beckham, ka folur për mundësinë që ish-lojtari i PSG-së t’i bashkohet skuadrës së tyre:

“Fjala kyçe është nëse do të jetë i disponueshëm. Ai është një lojtar i Al-Hilal-it dhe për momentin nuk është i disponueshëm. Kam thënë gjithmonë që ne aspirojmë të sjellim lojtarë të mëdhenj në ekipin tonë; megjithëse kemi shumë kufizime kontraktuale, kemi një buxhet të pakufizuar. Nëse do të ekzistojë mundësia për të tërhequr një lojtar të kalibrit të Neymar-it, nuk do të hezitojmë. Kjo nuk varet vetëm nga unë, por edhe nga lojtari dhe klubi i tij.”

Eksperienca e 32-vjeçarit brazilian në Arabinë Saudite është karakterizuar nga një periudhë e gjatë mosaktiviteti për shkak të një dëmtimi serioz të pësuar gjatë një ndeshjeje me kombëtaren në tetor 2023. Neymar, i cili nuk është përfshirë në listën për kampionat, ishte kthyer disa javë më parë në një ndeshje të Champions-it aziatik, por u dëmtua përsëri. Tani duket se klubi i Rijadit po humbet durimin me të.

Share This