Neymar do të shitet, ja sa kërkon PSG-ja

Neymar do të shitet, ja sa kërkon PSG-ja

Asi brazilian Neymar duket se po numëron ditët te PSG-ja.

Sulmuesi i Brazilit raportohet se është pranë largimit nga kampionët në fuqi të Francës.

Neymar është i lidhur me rikthimin tek ish-klubi i tij, Barcelona, por lojtari kërkohet edhe nga Al-Hilal i Arabisë Saudite.

Madje, klubi saudite mësohet se është i gatshëm t’ia ofrojë brazilianit 80 milionë euro në sezon.

PSG thuhet se tashmë kanë vendosur çmimin e Neymarit.

Për kartonin e 30-të vjetarit parisienët kërkojnë 150 milionë euro pasi që braziliani me PSG-n ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Share This