Newcastle konfirmon se Tonali është nën hetim për baste të paligjshme
Mesfushori italian i Newcastle United, Sandro Tonali është nën hetim në lidhje me bastet e paligjshme, ka konfirmuar i Premier League të mërkurën.
Tonali iu bashkua Newcastle nga AC Milan në korrik për një vlerë prej 70 milionë euro, një shumë rekord për një lojtar italian.
“Newcastle United mund të konfirmojë se Sandro Tonali është subjekt i hetimit nga Prokuroria Italiane dhe Federata Italiane e Futbollit në lidhje me aktivitetin e paligjshëm të basteve”, thuhet në një deklaratë të klubit.
“Sandro është plotësisht i angazhuar me hetimin dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet përkatëse. Ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të marrin mbështetjen e plotë të klubit”.
Derisa Nicolo Fagioli i Juventusit është dënuar, hetimi për Tonalin është duke vazhduar dhe Newcastle ka theksuar se nuk mund të ofrojë ndonjë koment më shumë në këtë moment.