Nevoja për para, Milan mund të sakrifikojë titullarin

Nevoja për para, Milan mund të sakrifikojë titullarin

Mike Maignan është një nga lojtarët më të mirë të Milanit.

Portieri është i lidhur me ngjyrat kuqezi deri në vitin 2026, me bisedimet për rinovimin që kanë nisur prej kohësh.

Maignan kërkon një pagë rreth 7 milionë euro, një shifër që konsiderohet e lartë nga klubi.

Corriere dello sport nënvizon faktin se Milan po mendon për shitjen e “gardianit”, në mënyrë që të fitojë para, siç u bë me Tonalin vitin e kaluar. 28-vjeçari ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon.

Share This