Neuer vlerëson Xhakën: Ka gjuajtje brilante

Neuer vlerëson Xhakën: Ka gjuajtje brilante

Në ndeshjen e tij të 18-të në finalet e Kampionatit Evropian, Manuel Neuer u kujtoi të gjithëve përse është ai portieri më i mirë në glob.

Në pjesën e dytë ta takimit ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës, numri një i Bayernit arriti që t’ia mohonte një gol të sigurt Granit Xhakës, i cili do të dërgonte ekipin helvetik në epërsi të dy golave.

“Ai mund të ishte goli për shifrat 2:0 dhe arritja e vendit të parë në Grupin A do të kishte qenë e pamundur për ne. Goditja ishte e vështirë pasi pamjen nuk e kisha të lirë, pasi kisha një mbrojtës përpara meje. Më duhet ta pranoj se ai bëri një gjuajtje brilante. Granit Xhaka shpeshherë shënon gola të bukur nga distanca, jemi familjarë me llojin e goditjeve që bën, pasi e kemi parë në aksion në arenën ndërkombëtare si dhe në Bundesligë. Për mua kishte shumë rëndësi që të gjendesha gati”, tha Neuer.

Share This