Neuer i kthehet futbollit dhjetë muaj pasi theu këmbën
Manuel Neuer pritet të rikthehet në skuadrën e parë të Bayern Munich gjatë ditëve në vijim.
Portieri i Kombëtares së Gjermanisë është rikthyer në stërvitjen e ekipit të enjten, dhjetë muaj pasi theu këmbën në një aksident në ski.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme të rikthehem në fushë me shokët e mi. E kam pritur me padurim këtë”, ka thënë ai.
Neuer shpreson të luajë në Evropianin e vitit të ardhshëm, i cili do të zhvillohet në tokën gjermane.