Neuer: Eliminimi nga Reali i dhimbshëm, vitin tjetër duam finalen e Champions League

Neuer: Eliminimi nga Reali i dhimbshëm, vitin tjetër duam finalen e Champions League

Portieri i Bayernit të Mynihut, Manuel Neuer, ka folur për eliminimin nga Champions League për kanalet zyrtare të klubit:

“Natyrisht, humbja kundër Realit ishte e vështirë për t’u përtypur, por tifozët na përgatitën një pritje të mrekullueshme në Allianz Arena. Në Champions League ata dhanë gjithçka. Nuk ishte ky problemi.

Në fund, detajet ishin vendimtare. Vitin e ardhshëm finalja do të luhet në shtëpinë tonë, në Mynih. Do të bëjmë gjithçka që të kualifikohemi për në finale”, ka thënë mes të tjerash Neuer.

Share This