Netanyahu: Vetëm vrasja e ajatollah Ali Khameneit i jep fund konfliktit

Netanyahu: Vetëm vrasja e ajatollah Ali Khameneit i jep fund konfliktit

Vetëm vrasja e ajatollah Ali Khameneit “do t’i japë fund konfliktit” midis Izraelit dhe Iranit, deklaroi sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Nuk do të çojë në një përshkallëzim të konfliktit, por do t’i japë fund konfliktit”, u përgjigj udhëheqësi izraelit kur u pyet në lidhje me kundërshtimin e Donald Trump ndaj planit të Izraelit për të larguar udhëheqësin suprem të Iranit.

I pyetur nëse Izraeli do ta shënjestronte vërtet Khamenein, Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij po bënte atë që duhej të bënte.

Share This