Netanyahu: Izraeli po i ndryshon faqen Lindjes së Mesme

Netanyahu: Izraeli po i ndryshon faqen Lindjes së Mesme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij po ndryshonte faqen e Lindjes së Mesme, pas përmbysjes së sundimtarit sirian Bashar al-Assad.

Duke folur në një konferencë shtypi dje në mbrëmje, Netanyahu tha se Izraeli po i mund armiqtë e tij “hap pas hapi” në atë që ai e quajti një “luftë ekzistenciale që na është imponuar”.

Netanyahu iu referua regjimit të al-Asadit si një “element qendror i boshtit të së keqes të Iranit”, duke akuzuar Sirinë për nxitje të urrejtjes kundër Izraelit, sulme gjatë Luftës së Yom Kippur të vitit 1973 dhe lehtësimin e një “furnizimi armësh” midis Iranit dhe milicisë së Hezbollahut në Liban.

Ai tha se rënia e regjimit të al-Asadit ishte një “rezultat i drejtpërdrejtë” i veprimeve ushtarake të Izraelit kundër Iranit dhe milicive të mbështetura nga Irani në rajon, të cilat përfshijnë Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Liban.

Megjithatë, ai vuri në dukje se “boshti i së keqes” i Iranit nuk është zhdukur ende.

Ai tha se Izraeli po “ndryshon faqen e Lindjes së Mesme” dhe se “shteti i Izraelit po vendos pozicionin e tij si një qendër fuqie në rajonin tonë, siç nuk ka qenë për dekada të tëra”.

Sipas aktivistëve, Izraeli ka kryer sulme të rënda në Siri që nga përmbysja e al-Asadit, të dielën. /atsh/

Share This