Nesër tubimi i madh i LDK-së në Prishtinë, Abdixhiku prezanton kandidatët për deputetë
LDK nesër do ta mbajë takimin e madh në Prishtinë.
Kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka vullnet dhe energji plot në ekipin organizativ.
“Nesër, LDK, prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i tij i plotë:
Përgatitjet e fundit për takimin e madh të Prishtinës!
Vullnet e energji plot në ekipin organizativ.
Turneu i Ndryshimit nisë nesër në Kryeqytet, për të vazhduar nëpër Kosovë. Nesër, LDK, prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit!
Eja nesër. Nga ora 19:00, në AMC Hall!
Bëhu ndryshimi! ✌️