Nesër superderbi Drita – Ballkani
Dy skuadrat aktualisht më të mirat në vendin tonë, Drita dhe Ballkani, do të përballen nesër pasdite në ndeshjen e mbetur të Superligës për shkak se kampioni në fuqi i Kosovës kishte angazhime në Ligën e Konferencës.
Dueli mes gjilanasve dhe skuadrës nga Suhareka parashikohet të sjellë në sfidë interesante për shkak se pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat që janë në gare për kreun e tabelës.
Kampionët në fuqi të elitës në dy ndeshjet e fundit janë pa fitore, duke u mposhtur nga Llapi e më pas kanë luajtur baras me Prishtinën, derisa Drita në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe dy barazime.
Aktualisht Ballkani ka 39 pikë në vendin e parë, kurse Drita është e treta me 31 sosh.
Derbi mes Dritës dhe Ballkanit luhet në Gjilan dhe fillon në orën 13:00.