Nesër Sigal Prishtina-Lovçen, prishtinasit synojnë fitore

Nesër Sigal Prishtina-Lovçen, prishtinasit synojnë fitore

Sigal Prishtina nesër pasdite do të përballet me KK Lovçen, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Ligës Ballkanike, sfidë të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Klubi më i madh në vendin tonë, sërish do të luajë në Ligën Ballkanike, ligë të cilën prishtinasit e kishin fituar pak vite më parë.

Sigal Prishtina, e cila synon t’i shkojë deri në fund të kësaj gare, në duel me Lovçen hyn me ambicie për fitore në mënyrë që të bëjë hapin e parë në këtë gare joshëse.

Dueli mes Sigal Prishtinës dhe Lovçen luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndeshje që pritet të krijojë një atmosferë të zjarrtë nga tifozët prishtinas “Plisat”.

Sfida mes Sigal Prishtinës  dhe Lovçen fillon në orën 17:00.

Share This