Nesër Real-Barça, ja çfarë deklarojnë Ancelotti dhe Flick
Dy rivalët më të mëdhenj jo vetëm në Spanjë, por edhe në gjithë planetin, Real Madrid dhe Barcelona do të përballen nesër mbrëma në finalen e Superkupës së Spanjës.
‘El Clasico’ e kësaj garë spanjolle si gjithnjë pritet të dhurojë një duel tejet të fortë, më një rivalitet të theksuar ashtu siç ndodh çdo herë kur sprovojnë forcat dy skuadrat më të mëdha iberike.
Trajneri i ‘Los Blancos’ Carlo Ancelotti e pranon se duelet me katalonasit gjithnjë janë të vështira, por ai kërkon nga lojtarët e tij që të japin më të mirën për të arritur trofeun e kësaj garë.
“Ata janë një rival historik dhe ndeshjet janë gjithmonë shumë konkurruese. Do të jetë shumë e vështirë për ne dhe për ata”, ka thënë Ancelotti.
“Ne duhet të luajmë shumë mirë, jo mirë, por shumë mirë. Ky titull ka vlerë. Kur fitojmë Superkupën, zakonisht sezoni përfundon mirë duke fituar kampionatin dhe Champions League. Është një ndeshje që të jep shumë vrull për të vazhduar të bëjmë mirë”, ka pohuar ai.
Ndërkohë, edhe homologu i Ancelottit, Hansi Flick e mendon të vështirë përballjen me madrilenët.
Sipas strategut gjerman, Reali është një skuadrat më të mira në botë.
“Real Madrid është një nga ekipet më të mira në botë, por ne jemi të përgatitur për t’u përballur me ta. Ne duhet të limitojmë gabimet sepse ata mund të përfitojnë nga çdo mundësi”, ka thënë Flick.
“Kjo është një klasik, një finale e Superkupës. Nëse e fitojmë këtë, do të kemi më shumë besim për pjesën tjetër të sezonit”, ka pohuar ai.
Ndeshja Real Madrid-Barcelona fillon në orën 20:00.