Nesër përpjekja e 24 për konstituimin e Kuvendit

Nesër përpjekja e 24 për konstituimin e Kuvendit

Një tjetër përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të bëhet nesër (e shtunë).  Kjo do të jetë hera e 24 ku do të provohet t’i jepet fundit funksionalizimit të Kuvendit.

Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë.

Vetëvendosje në të gjitha seancat e fundit ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në votim të fshehtë, për çka nuk ka marrë përkrahje.

Derisa dështimi për konstituimin e Kuvendit po vazhdon, partitë politike vazhdojnë ta akuzojnë njëra-tjetrën për bllokadën e krijuar

Nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk i ka votat dhe e akuzojnë se e ka futur shtetin në izolim.

Por nga LV-ja kanë thënë se tani nuk kanë nevojë për partnerë. Këtë deklaratë e ka bërë Besnik Bislimi, i cili është edhe zëvendëskryemistër në detyrë.

“Tash Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”, ka theksuar ai.

Bislimi në një intervistë për ‘Deutsche Wellen”, ka thënë se “Nuk ka krizë qeveritare në Kosovë, por ka pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit”.

Nga lV-ja nuk kanë dhënë sinjale se do të heqin dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut. Sinjale po ashtu nuk ka se do të hiqet dorë nga propozimi për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. E propozuara për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, në asnjë nga votimet s’ka arritur të marrë mbi 57 vota. Për t’u zgjedhur i nevojiten 61.

Share This