Nesër finalja e Kupës, Ballkani apo Prishtina?

Nesër finalja e Kupës, Ballkani apo Prishtina?

Stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas nesër do të jetë arenë e ‘nxehtë’ futbolli.

Në ‘tempullin’ e Drenasit, do të luhet finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, garë kjo e dyta për nga rëndësia në vendin tonë, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në radion numër një, Radio Kosova.

Ky duel i cili pritet të prodhojë një supersfidë, do të gjykohet nga arbitri Genc Nuza, i cili do të asistohet nga Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Për Prishtinën kjo ndeshje është më e rëndësishmja e sezonit pasi me një fitore eventuale do ta siguronte edhe pjesëmarrjen në garat evropiane, derisa Ballkani do ta kërkojë trofeun e parë të Kupës së Kosovës.

Kujtojmë së skuadra nga Suhareka tashmë e ka fituar titullin e kampionit, i treti radhazi në historinë e skuadrës së Ilir Dajës.

Finalja mes Ballkanit dhe Prishtinës fillon në orën 15:00. /rtk/

Share This