Nesër derbi Inter-Milan, flasin Inzaghi dhe Fonseca

Nesër derbi Inter-Milan, flasin Inzaghi dhe Fonseca

Nesër mbrëma në ‘San Siro’ do të presë dy skuadrat e mëdha italiane, rivalët e përbetuar, Interin dhe Milanin.

Dy skuadrat më rivalitetin më të madh në tokën italiane, do të ndeshen në derbin e parë të këtij sezoni në Serie A.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, Simone Inzaghi mendon se skuadra e tij, duhet të bëjë një ndeshje të madh nëse dëshiron fitore.

Sipas tij, çdo detaje do të jetë tejet i rëndësishëm në duelin Inter-Milan.

“Sezoni sapo ka filluar, nuk duhet të mendojmë për derbit e kaluara sepse nuk sjellin pikë apo gola. Ndihemi të fortë. Ne do të duhet të luajmë një ndeshje me vendosmëri të madhe sepse derbit shkojnë përtej parashikimeve dhe çdo detaj do të jetë thelbësor”, ka deklaruar Inzaghi.

Ndërkohë, trajneri i Milanit, Paulo Fonseca e pranon se tek skuadra e tij ka zhgënjim të madh pas rezultateve jo të mira në këtë sezon, megjithatë, ai thotë se skuadra e tij është e bashkuar që të dalë nga kjo krizë.

“Ka zhgënjim të madh, por ne jemi të bashkuar për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Fonseca.

“Do të përballemi me një ekip shumë të fortë dhe kemi strategjinë tonë”, ka pohuar ai.

Vlen të ceket se ‘San Siro’ do të jetë e stërmbushur pasi që ka disa ditë që janë shitur të gjitha biletat për derbin më të madh në Itali, Inter-Milan.

Share This