Nëna dhe motra e Mariah Carey vdesin në të njëjtën ditë

Nëna dhe motra e Mariah Carey vdesin në të njëjtën ditë

Nëna dhe motra e superyllit të popit, Mariah Carey kanë vdekur në një kthesë tragjike të ngjarjeve, ka konfirmuar këngëtarja.

Patricia dhe Alison, vdiqën në të njëjtën ditë, edhe pse ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar”, tha Carey në një deklaratë.

“Mjerisht, në një kthesë tragjike, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë”, shtoi ajo.

“Ndihem e bekuar që kam mundur të kaloj javën e fundit me mamin para se ajo të vdiste. Unë vlerësoj dashurinë, mbështetjen dhe respektin e të gjithëve për privatësinë time gjatë kësaj kohe”, tha Carey.

Nëna e Carey, Patricia dhe babai Alfred u ndanë kur ajo ishte tre vjeç.

Në vitin 2020, këngëtarja e muzikës pop shkroi për natyrën e komplikuar të marrëdhënies që kishte me nënën e saj në kujtimet e saj në librin “The Meaning Of Mariah Carey”.

Carey mbajti një marrëdhënie me nënën e saj të trajnuar si këngëtare opere, duke regjistruar një duet festiv të “O Come All Ye Faithful” dhe “Hallelujah Chorus” në 2010.

Edhe marrëdhënia e Carey me motrën Alison gjithashtu dukej të ishte komplekse.

Në kujtimet, ajo e përshkroi atë si “emocionalisht dhe fizikisht më të sigurt për mua që të mos kem asnjë kontakt” me Alison ose vëllain Morgan. /atsh/

Share This