Nën patronatin e Osmanit, nis manifestimi tradicional ‘Ditët e Shqipes’

Nën patronatin e Osmanit, nis manifestimi tradicional ‘Ditët e Shqipes’

Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, ka filluar manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”.

Sipas presidencës, ky manifestim, ashtu si në vitet e tjera do të mbahet në përkujtim të Betejës së Koshares.

“Sot, nën patronatin e Presidentes Dr. Vjosa Osmani- Sadriu, si edhe vitet tjera, filloi manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”, në përkujtim të Betejës së lavdishme të Koshares, të Brigadës 138” Agim Ramadani” kundër forcave okupatore serbe”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Sot është shënuar 26-vjetori i Betejës së Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri.

Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike.

Share This